Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, 30-vjeçari pranon krimin

Një 30-vjeçar italian, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43-vjeçarit kontraktor ndërtimi, i cili u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo Canavese.

Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët, ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej dy ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge, Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tre vite burg.

Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i katër fëmijëve, dy prej të cilëve nga martesa e tij e parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME