Categories Lajme

Vrasja e dyfishtë, policia “blindon” Elbasanin, pika të shumta kontrolli

Hyrje-daljet nga qyteti i Elbasanit mbrëmjen e sotme kanë kaluar në filtrin e policisë që ka ngritur disa pika postblloku. Policia ka ushtruar kontrollet në kërkim të personave të skeduar. Paraprakisht nuk raportohet për persona të shoqëruar, megjithatë pritet raporti zyrtar nga policia e Elbasanit. Qyteti u trondit javën e kaluar nga një vrasje e dyfishtë.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të zbardhin mekanizmin e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Elbasanit, ku viktima mbetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Automjeti tip Volvo, në të cilin lëviznin vrasësit, ka pasur shënjestër të dy viktimat, të cilit ishin ulur në barin e karburantit.

Fillimisht, njëri prej shënjestrave çohet nga tavolina dhe futet në brendësi të karburantit, ndërsa për hetuesit automjeti është dashur të kalojë pranë zonës e të rikthehet sërish kur njëri prej viktimave u ul sërish në tavolinë.

Pas kësaj, dy persona të kamufluar me paruke dalin nga makina. Njëri prej tyre mban një armë automatike me silenciator, ndërsa tjetri pistoletë. Zona ka qenë e populluar dhe për shkak të silenciatorit, asnjë nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë vetëm kur kanë parë Bitrin dhe Çollakun të shtrirë.

Në vendngjarje, policia gjeti vetëm gëzhoja të automatikut, i cili rezulton se është arma e vetme e përdorur, kjo dhe pas gjetjes në makinën e djegur te dy armëve automatike, por jo të pistoletës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME