Categories Lajme

Vrasja e Edmond Papës/ Lala: Djali i policit e nisi në nëntor planin për eliminimin e tij

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Albano Velos, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Ky i fundit u vra pak ditë më parë në një lokal në Tiranë. Gazetarja Lala raportoi për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se Velo, djali i policit Dilaver Velo, është kapur mat nga disa pamje filmike. Lala tha se që në muajin nëntor Velo ruante ‘objektivin’ e tij. Ajo tha se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn.

Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij. pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.”, tha Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME