Categories Lajme

Vrasja e Elton Javorit/ Gjendet makina e autorit, sekuestrohet ‘Benz-i’ i blinduar

Tre ditë pas vrasjes së Elton Javorit në Fier, policia ka mundur të gjejë automjetin e autorit të dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për makinën tip Benz me të cilën udhëtonin vëllezërit Agim Gashi dhe Kreshnik Gashi, që shkëmbyen zjarr drejt makinës së Elton Javorit duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Automjeti është gjetur në garazhin e  mbyllur të banesës së një 70-vjeçari me iniciale R.P. në Dërmënas të Fierit.

Ndaj 70-vjeçari ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Në makinën e të dyshuarit u gjet një gëzhojë arme, ndërsa në banesën e 70-vjeçarit u sekuestrua një fishek arme.

Gjithashtu, në të njëjtin garazh policia sekuestroi një makinë tjetër tip Benz i blinduar, në bagazhin e të cilës ndodhej një targë e vjedhur nga një makinë tjetër.

Në një tjetër banesë në zonë që ruhej nga 70-vjeçarit, uniformat blu gjetën 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të policisë, 1  armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Ndërkohë, autorët e dyshuar të vrasjes, vëllezërit Gashi, janë të shpallur në kërkim nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME