Categories Lajme

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ E shoqja rrëfen fjalët e fundit: Më plagosën grua, s’marr dot frymë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua më 29 nëntor të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës ku u ekzekutua ish-deputeti Pashko Ujka. Ai ishte bashkë me të shoqen Natalinë Ujka duke ecur përkrah njëri-tjetrit në lulishten poshtë banesës së tyre në lagjen “Vasil Shanto” kur u qëllua me silenciator. Në lidhje me këtë ka folur për herë të parë edhe bashkëshortja e Ujkës, e cila rrëfeu fjalët e fundit të tij.

Ajo tha se në fillim nuk e kuptoi se çfarë ndodhi dhe mendoi se i shoqi u rrëzua përtokë. Por ai i kishte thënë se e kanë plagosur.

Bashkëshortja e tij tha:

Unë përpara tij, një metër a nuk e di se si se ai (Pashko) ishte duke folur në telefon, edhe unë para tij ai mbrapa, veç kur dëgjova një puf (zhurmë) krejt të lehtë, që s’më besohej kurrë se mund të jetë një pistoletë se nuk e kisha dëgjuar kurrë. Veç kur ra në tokë. Kur më ka rënë në tokë i kam thënë “Pashko, u rrëzove”? Edhe e mora për ta çuar. Jo jo thotë nuk jam rrëzuar, më kanë plagosur. Jo mor Pashko nuk të kanë plagosur i them unë se s’ke gjak. Shof shpinën, se kishte rënë në tokë përmbys, edhe shoh në shpinë asnjë gjë më të vogël, as gjak asgjë. Më kanë plagosur moj grua, mezi po marr frymë. Por jo mor Pashko nuk të kanë plagosur. Nuk ke asnjë gjë. Ose kush e di me çfarë të ranë i them unë. Nuk e di çfarë mendova në sekondë ndonjë tip shigjete. I kam çuar rrobat mbrapa e kam parë, një vrimë e vogël që nuk e di nga kishte hyrë ai plumb që i mori edhe jetën. Mua prapë s’më besoj, nuk më shkonte mendja se mund ta kenë plagosur. E megjithatë erdhi një djalë i ri, tha të ndihmoj ta çosh, u rrëzua? I them, kështu mendova se u rrëzua. Por, i thashë, ky më thotë se më kanë plagosur. Mos e luj tha. Edhe ne nuk e luajtëm nga vendi. E lamë aty.

Pashko Ujka ka mbajtur postin e deputetit në disa legjislacione. Në vitet 2005-2009 ai lëvizi nga Partia Aleanca Demokratike te PDK e Nard Ndokës, ku ushtroi për disa kohë funksionin e kreut të grupit parlamentar. Në vitin 2009 ai pati disa mosmarrëveshje me Nard Ndokën dhe u shkarkua nga ky i fundit. Në vitet 2011-2015 Ujka ka qenë në krye të Komunës së Velipojës. Atentati i 29 nëntorit nuk ishte i pari ndaj tij, pasi ai ka qenë në “shënjestër” edhe dy herë të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME