Categories Lajme

Vrasja e Martin Çeços dhe hedhja e tij në rezervuar, Apeli i Tiranës liron tre autorët e dyshuar!

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.

Burimet konfirmojnë se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij, Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo, janë liruar nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Rikujtojmë se 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022.

Të tre ata u arrestuan pas dëshmisë së Martina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila caktoi më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë.

Gjykata e Korçës dha dënimin duke caktuar për Valter Mollaj: 25 vjet burg, Edlir Mollaj: 23 vjet burg, Martina Pajollari: 20 vjet burg dhe Blendi Angjo: 15 vjet burg. Por, pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja apeloi.

NGJARJA

Martin Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen.

Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo.

Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit.

Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rezultonte e zhdukur prej muajit tetor, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Trupi i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Shtetit hap garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit

Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Taksat e makinave paguhen online/ DPSHTRR: Pagesat mund të kryhen nga çdo kartë bankare

Rreth 770 mijë drejtues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit, emërohet kreu i ri

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të burgut të Durrësit Indrit Cërloj, dhe gjithë zinxhirit…

LEXO ME SHUME