Categories Lajme

Vrasja e Pjetër Kolës/ Hetuesit shoqërojnë edhe një grua nga Berati, dyshimet e policisë

Hetimet e policisë për vrasjen e Pjetër Kolës në zonën e Pukës kanë çuar agjentët në gjurmët e një tjetër gruaje, e cila mësohet se është shoqëruar tanimë.

BalkanWeb ka mësuar se gruaja e shoqëruar është nga Berati dhe është ndaluar pasi mendohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola dyshohet se ndodhi në një magazinë në fshatin Korthpulë, pas prishjes së pazareve të drogës.

Deri tani të arrestuar për ngjarjen janë dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe e sapondaluara nga Berati.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Martin Pergjini mbetet ende në arrati. Dyshohet se në magazinën e drogës që u bë shkak për vrasjen e Kolës më 27 shtator, punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe ndër punonjësit e angazhuar aty ishin edhe shtetas të huaj.

Pjetër Kola nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht u dërgua nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas e braktisën aty.

Më pas nga aty u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe policia njoftoi se 44-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME