Categories Lajme

Vrasja e Regis Runajt, babai në gjykatë: Rri në shkallë dhe pres! Ju i përqafoni fëmijët, por unë…

SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt ngjarje të ndodhura në harkun e një jave në Korrik të vitit 2020 në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme kërkon për Hoxhën 30 vite burg, ndërsa për Halilin 12 vite burg pasi ky i fundit është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Vrasja e Regis Runajt, babai në gjykatë: Rri në shkallë dhe pres! Ju i përqafoni fëmijët, por unë…
Emiljano Ramazani

Porositës i këtyre dy krimeve sipas SPAK është Erjon Alibej, çështja ndaj të cilit është ndarë nga dy të tjerët.

Në seancë ka qenë i pranishëm edhe babai i Runajt, i cili ka kërkuar drejtësi.

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika. U them këtyre çunave mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir.

Dua që këta dy çuna të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Më kuptoni dhe mua, ju i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë Lekë për cigare”, mësohet të jetë shprehur babai.

Vrasja e Regis Runajt, babai në gjykatë: Rri në shkallë dhe pres! Ju i përqafoni fëmijët, por unë…

Atentati ndaj Emiljano Ramazani ndodhi më 20 Korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë ne drejtim të Ramazanit.

Ndërsa pak ditë më pas u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.

Vrasja e Regis Runajt, babai në gjykatë: Rri në shkallë dhe pres! Ju i përqafoni fëmijët, por unë…

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda pak ditësh në Elbasan.

Zbardhja e dy vrasjeve u bë falë bashkëpunimit me drejtësinë të njërit prej të akuzuarve, Euglen Halilit i cili në dëshminë e tij është shprehur se Erion Alibej porositi dy vrasjet për shumën e 70 mijë Eurove. Emri i Alibejt del dhe në deklarimet e bëra nga Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj për dy vrasjet në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME