Categories Lajme

Vrasja e vëllezërve Haxhia, rrëfehet i penduari: Unë i telefonova, Dumani i qëlloi!

I penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ka rrëfyer në Gjykatën e Posaçme ekzekutimin e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia prillin e vitit 2020 në Durrës. Sipas Allës, ekzekutor ishte Nuredim Dumani, aktualisht i penduar i drejtësisë. Dëshmia e Allës është dëgjuar në procesin ku ai është i pandehur për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Sipas të penduarit Alla, ditën e ngjarjes, Nuredin Dumani mbante në kokë një kapuç si ata të policisë. Bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, që nuk e njihte.

Alla ka treguar se ka qenë ai personi që e ka telefonuar Besmir Haxhinë, duke i kërkuar të takoheshin. “Nuk e dinim se Besmiri do të vinte tek tregu i makinave në Shënavlash bashkë më vëllanë e tij Viktorin”, ka pohuar Alla.

I penduari ka pohuar se sapo është afruar automjeti “Volsvagen Golf” Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka hapur zjarr. Zjarr ka hapur edhe personi tjetër.

Sipas Klevis Allës, pasi ka qëlluar në distancë, Nuredin Dumani ka zbritur nga makina, është afruar dhe ka qëlluar sërish mbi dy vëllezërit Haxhia.

Pas këtij veprimi, ata kanë lëvizur drejt varrezave ku Nuredini dhe ai personi tjetër kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën “Mercedes” disa metra poshtë varrezave, ku ka hedhur edhe armët e zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME