Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që plagosi gruan dhe vrau vajzën në Itali: Nuk pashë gjë. Para meje ishte vetëm zi

“Nuk pashë gjë. Para meje ishte vetëm zi, ishte krejt errësirë dhe djallin e kisha në tru”.

Kështu është shprehur 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj, shqiptari që vrau me thikë vajzën 16 vjeçare si edhe shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje romantike me gruan e tij.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, ka shtuar ai më pas. Malaj donte të vriste edhe djalin 5 vjeçar, por vogëlushi ka arritur të shpëtojë duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Sipas rrëfimit të autorit, ditët e fundit kishte pasur një debat në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar, në fund të cilit burri kishte thënë se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Ai ka thënë se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani.

Ai ka thënë se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka frarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën.

“Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët.

Malaj është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq për akuzën vrasje e dyfishtë dhe tentativë për vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME