Categories Lajme

Vrasja me thikë e të riut shqiptar në Suedi, familja kërkon ndihmë për sjelljen e trupit

Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së të riut Lauren Spaho, ngjarje e ndohur kjo disa ditë më parë në Suedi.

Babai i tij, Alket Spaho i ka rrëfyer gazetarit Armando Braho ngjarjen e rëndë, ku mësohet se i riu ka marrë vetëm një plagë në gjoks duke i dëmtuar aortën kryesore të zemrës.

Të rinjtë kanë qenë në pedonale të qytetit Karlstad të Suedisë aty ku Laureni u gjet mes një konflikti të çastit mes bashkëmoshatarëve të tij, konflikt ky që do i merrte jetën.

20 vjecarit nga Korça u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes ku qëndroi për 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ndërroi jetë.

Familjarët të gjendur përballë kësaj fatkeqësie të madhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të sjellë trupin në Shqipëri pasi edhe pse kanë kaluar 10 ditë pas ngjarjes së rëndë ende nuk ka asnjë të re nga ambasadat.

Policia suedeze ndërkohë ka shoqëruar të gjithë grupin e konfliktit dhe pas procedurave kanë mbajtur vetëm 3 prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME