Categories Lajme

Vrasja në Dajt/ Gazmir Ngota zbardhi ngjarjen, Marjeta Karaj hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe dëshmitarin

Ngjarja makabër e 5 viteve më parë vijon të sjellë detaje tronditëse që lidhen me aktin barbar të torturimit, vrasjes dhe më pas djegies së Menduh Kurtdedës.

Është dëshmitari-autor që ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur, ndërkohë që ajo që për Policinë dhe Prokurorinë konsiderohet edhe si autorja që ka krijuar kushtet e vrasjes, ka mohuar njohjen me dëshmitarin e krimit.

Sipas të dhënave, ajo ka mohuar të ketë njohje me atë person dhe ka qëndruar fort në pozita mospranimi të përfshirjes në krimin e rëndë.

Ngota është arrestuar sapo është kthyer në banesën e tij, pasi ai ishte larguar nga shtëpia prej disa javësh. Sipas të afërmve të tij, ai ishte kthyer në banesë vetëm 10 minuta para se efektivët të mbërrinin për ta arrestuar, dhe prej tyre është dyshuar se mund të kishte kryer ndonjë vjedhje.

Ata kane treguar se Gazmiri kishte pasur një jetë endacaku, ndërsa më herët ka qenë i dënuar për vjedhje.

Gjatë ballafaqimit në gjykatë me të arrestuarën tjetër Marjeta Karaj, kjo e fundit mësohet se ka mohuar përfshirjen në ngjarje, madje ka thënë se nuk e njihte fare Gazmir Ngotën dhe nuk ishte takuar ndonjëherë me të.

Nga ana tjetër, 39-vjeçari ka bërë një rrëfim të frikshëm, që kur bashkë me djalin e Marjetës, Besmirin, e morën Menduh Kurtdedën në makinë të pirë, blenë bidonët me benzinë, e rrahën, e lidhën me zinxhir qeni pas një peme në Dajt dhe i vunë flakën sa ishte gjallë.

Mirëpo, kjo dëshmi nuk ka bindur as avokatin mbrojtës të tij, i cili ka kërkuar në Gjykatë një ekspertizë psikike për Gazmir Ngotën, për të përcaktuar nëse është apo jo mirë mendërisht. Ngjarja, për të cilën akuzohet Ngota së bashku me Marjeta Karajn dhe djalin e saj Besmirin, i cili ende nuk është arrestuar, ka ndodhur në 2017.

Policia dhe Prokuroria dyshojnë se shkak për ngjarjen është një borxh që viktima Menduh Kurdteda i kishte Marjetës dhe djali saj pasi e ka rrëmbyer e ka dhunuar dhe më pas djegur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME