Categories Lajme

Vrasja në Shkodër, kamerat pikasën një makinë, autorët ruani banesën e Çekores

Disa javë kanë kaluar nga vrasja e Ismet Çekorjas, por ende nuk ka asnjë të akuzuar për ekzekutimin e ndodhur në një prej lagjeve të qytetit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë mes provave kryesore të siguruara nga grupi hetimor i policisë së Shkodrës, e pikërisht në to është pikasur dhe një detaj i pazbuluar më parë.

Mësohet se 4 kamera sigurie, të cilat ndodhen në kryqëzimine shkollës veterinare, përveç motorit të autorëve kanë pikasur edhe një automjet.

Kjo makinë e parkuar në lagje,  ka lëvizur nga vendi i ngjarjes sapo Çekorja është ekzekutuar me 7 plumba. Makina ka shkuar në drejtim të kundërt më motorin dhe kjo lëvizje dyshohet se është bërë për të humbur gjurmët nga Policia. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me targën, apo dhe sa persona ishin brenda mjetit.

Për të gjetur mjetin, grupi hetimor ka kryer kërkime në disa pika servisi në zonën e Shkodrës me dyshimet se mund të jetë çmontuar, por ende pa rezultat. E po ashtu, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur apo të braktisur, e cila mund të jetë ajo që është pikasur nga kamerat e sigurisë.

Po ashtu, besohet se autorët kanë pasur akses në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në lagje, dhe se e kanë vëzhguar prej kohësh shënjestrën e tyre.

Pistat kryesore të hetimit në lidhje me krimin mbetën aktiviteti i shkuar i Ismet Çekores së bashku me djalin e tij Bajram Çekoren, i cili është shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçajt. Ky i fundit u shoqërua bashkë me babanë e tij, por të dy u liruan./ Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME