Categories Lajme

Vrasja për “nder” në Zall-Bastar, 20-vjeçarja rrëfehet për viktimën: Më ngacmonte në rrugë!

20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së Arben Gjeçit, në Zall Bastar të Tiranës. Ajo ka thënë se kishte shpesh konflikte me bashkëshortin e saj, por ka mohuar se kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me viktimën.

Sipas saj, ai e kishte ngacmuar disa herë në fshat, madje i kishte prerë edhe rrugën, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë lloj afrimiteti.

Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”, – ka thënë Elida Cani.

Autori i dyshuar i krimit, Esat Cani, ka pranuar të ketë debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohon ta ketë vrarë atë.  Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kur në flagrancë me të dashurin.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë. Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME