Categories Lajme

Vrasja që tronditi Tiranën, prokuroria mbyll hetimet për bab e bijë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për babë e bijë të akuzuar për vrasjen e ish -hëndrit Kudret Saliaj. Institucioni i akuzës ka marrë të pandehur Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë.

Ata akuzohen për vrasjen e Saliajt, ish bashkëshortit të Dhuratës, pranë Gjykatës së Tiranës, pasi ishin në proces divorci. Ngjarja ndodhi në një bar pranë Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës, më 4 qershor 2021.

Në ngjarje u plagos edhe Adriatik Cami, avokat i Saliajt, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të kur ndaj tyre u qëllua nga afër. Plagosja e Camit rëndon edhe më keq pozitat e personave të pandehur.

Babë e bijë akuzohen për “vrasje e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë seancave të mëparshme që u mbajtën në Gjykatën e Tiranës, Mexhit Picari kërkoi të shfajësonte vajzën e tij, duke thënë se armën e kishte pasur me vete, dhe nuk e kishte marrë nga ajo.

Ndërsa Dhurata Saliaj deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte i ati.

“Kërkoj ndjesë publike, të më falin nipërit dhe mbesat dhe vajza që i vrava burrin. Armën e kam pasur me vete në brez, nuk e mora nga çanta e vajzës, ajo nuk ka dijeni për këtë”, mësohet të ketë thënë Mexhit Picari në dëshminë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME