Categories Lajme

Vrasje e dyfishtë në Devoll/ Kryeplaku i fshatit tregon si i gjeti: U përleshën me hajdutin

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër të Devollit, ku një 36-vjeçar qëlloi për vdekje me mjete të dhunshme brenda banesës dy gra, nuse e vjehrrë.

Policia ka bërë me dije se autori Ali Zili, 36 vjeç, dyshohet se kishte hyrë në banesë për të grabitur.

Ndërkohë  ka qenë kryeplaku i fshatit Nevruz Hoxha i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë,  e cila menjëherë ka mbërritur në banesë.

Krypalaku një një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe,  është gjetur e vrarë në në korridorin e shtëpisë, ndërkohë Fatmira Bami 60-vjeç është gjetur e shtrirë dhe e gjakosur në dhomën e ndenjes.

Ai bën me dije se autori është arrestuar një herë tjetër për dhunë në familje.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Gjatë ditës më kanë marrë në telefon dhe me kanë treguar për ngjarjen. Menjëherë kam njoftuar policinë. Policia ka ardhur në moment. Vjehrra me nusen bashkëjetonin bashkë. Ishin familje e mirë. Nuk I dimë motivet. Ali Zili bënte dru në mal dhe I shiste.  Nuk e di nëse I ka shitur dru familjes. Ne kemi vajtur në shtëpi së bashku me policinë. Vjehrra ishte në korridor ndërsa nusja ishte brenda në dhomën ku rrinin. Ishte e gjakosur. Në oborr ishte telefonin dhe një protezë dhëmbësh. Autori është arrestuar një herë tjetër për dhunë në familje”- tha ai.

Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe, janë gjetur të pajeta dhe me shenja dhune rreth orës 15:15,në banesën e tyre. Ato kanë mbetur të vdekura si pasojë e goditjeve me sende të forta nga autori Ali Zili, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin.

Ali Zili sipas policisë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Ky i fundit ka pranuar krimin, ndërkohë mësohet se ishte me precedentë të mëparshëm penalë, për dhunë dhe për vjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME