Categories Lajme

Vrau 33-vjeçarin në Elbasan, ky është Horgito Peqini nipi i “Mandelës”

Personi në foto eshte Horgito Peqini, i cili dyshohet si autori i vrasjes së mbrëmshme në qytetin e Elbasanit.

Një natë më parë pranë stadiumit “Elbasan Arena’ u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Vrau 33-vjeçarin në Elbasan, ky është Horgito Peqini nipi i "Mandelës"

Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Horgito Peqinin i cili është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Horgito Peqini mendohet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për t’u fshehur. Ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME