Categories Lajme

Vrau aksidentalisht bashkëshorten teksa po pastronte armën, zbardhen detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Jezull të Mirditës mesditën e së dielës. Vitore Pacaku ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Paulin Pacaku.

Policia njoftoi se në banesën e tyre, 61-vjeçari duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj. Me të mbërritur në Spitalin e Mirditës, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në organet jetësore. Ndërkohë, Paulin Pacaku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas të dhënave, 61-vjeçari Paulin Pacuku e kishte armën e zjarrit pistoletë pa leje, ndërsa materialet hetimore në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë se Lezhës për veprime të mëtejshme, ku pritet të ngrihen dhe akuzat ndaj burrit.

“Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën. Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen VP., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, sqaroi Policia.

Pak ditë parë, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Samrisht të Shkodrës. 68- vjeçari Vlash Jakaj vrau nipin e tij B.J 10-vjeçar aksidentalisht me çifte, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të miturit. Edhe në këtë rast, i moshuari po pastronte armën e gjahut kur qëlloi aksidentalisht nipin e tij, i cili kishte ardhur për pushime te gjyshi, ndërsa jetonte bashkë me familjen në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME