Categories Lajme

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në Nikël, Apeli vendos: 30 vite burg për Agron Tufën

Apeli i Përgjithëm ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg të vendosur nga Gjykata e Krujës në vitin 2021 për Agron Tufën, i fajësuar për krimin makabër të vrasjes e më pas groposjes së Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në Nikël të Krujës në vitin 2018.

Tufa u arrestua në janar të vitit 2024 në Bari të Italisë, pas bashkëpunimit me policinë italiane.

Pas ekstradimit në Shqipëri në shtator të të njëjtit vit ai fitoi të drejtën e rivendosjes në afat te ankimimit në Apel ndaj dënimit.

Pas shqyrtimit me një trup tjetër gjykues, Apeli vendosi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës, që e fajësoi Tufën me 30 vjet për “vrasje me dashje” në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje ose asgjesim të kufomës”.

Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të pazareve të drogës.

“Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me koordinata në Bari të Italisë, të personit në kërkim ndërkombëtar, Agron TUFA, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje.

U bashkëpunua me kolegët italianë dhe pas korrespodencës të vazhdueshme që patëm me Interpol Romën dhe mbas informacionit për vendndodhjen e saktë, në Bari, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Agron Tufa”, thuhej në njoftimin e policisë kur Tufa u arrestua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME