Categories Lajme

Vrau dy motrat në Astir, Gjykata e Apelit Tiranë konfirmon burg përjetë për Përparim Ademin

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Përparim Ademin, që vrau me armë zjarri motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.

Njoftimi i plotë

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale P.A, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 31.12.2020, ku në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën “Azem Meshi”, Unaza e Re “Astir”, Pallati “Ina 2004”, janë qëlluar me armë zjarri shtetaset me iniciale Zh.M dhe K.B (M) (motra ndërmjet tyre), për pasojë kanë gjetur vdekjen . Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale P.A.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2028, datë 20.09.2022 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penale te “Vrasja per shkak te marredhenieve familjare”, ne dem te viktimave Zh.M dhe K.B dhe ne baze te ketij neni 79/c i Kodit Penal denimin e tij me burgim te perjetsheëm.

2. Deklarimin fajtor te te pandehurit P.A per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armeve, armeve shperthyese dhe I municionit” , parashikuar nga neni 278/1 I Kodit Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 5 vjet burgim.

3. Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal ne caktimin e nje denimi te vetem per disa vepra penale dënimin e te pandehurit P.A me nje denim te vetem me burgim te perjetshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale P.A, i cili kërkoi:

– Prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

– Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Në përfundim të gjykimit, më datë 11.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtare znj. Vojsava Osmanj dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 2028, datë 20.09.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME