Categories Lajme

Vrau gruan me thikë në Elbasan, arrestohet Ramis Mici

Pas rreth 24 orësh, Policia ka arrestuar autorin e e dyshuar të krimit tronditës së ditës së djeshme në Elbsan, Ramis Mici.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Skenderbej”, ku 37-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan 37-vjeçe të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë që e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë. Motiv i krimit dyshohet se është bërë xhelozia në çift.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME