Categories Lajme

Vrau kolegun brenda ambienteve të komisariatit të Policisë, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Ludian Zaimin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Ludian Zaimin, i cili vrau kolegun, Caush Saliasin, brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit të vitit të kaluar, teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Siaps dëshmisë së dhënë përpara organeve ligjzbatuese nga një efektiv i cili ka qenë dëshmitar okular i krimit të rëndë që ndodhi brenda ambienteve të komisariatit, ngjarja ndodhi brenda pak sekondave.

Në dëshminë e dhënë për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, efektivi thotë se ishte me viktimën te shkallët e Komisariatit në momentin kur Ludian Zaimi i kërkoi të shtyhej më tutje pasi do “sqaronte muhabetin” me Çaush Saliasin.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Çaush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Çaushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur?

Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Çaush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”.

Menjëherë Çaush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Çaushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME