Categories Lajme

Vrau marokenin në Spanjë, urdhërohet marrja forcërisht e ADN-së për 31-vjeçarin shqiptar

Shtetasi me iniciale F.R., u arrestua më 6 Janar në Mbretërinë e Bashkuar si autori i dyshuar i vrasjes së të riut Soufian Mraha në qershor 2019 në Salceda de Caselas.

Tre dëshmitarë e kishin identifikuar 31-vjeçarin në skicat e fotografive të policisë mes dhjetëra individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre.

Ai jetonte në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, dhe celularin i tij e tregonte në vendin e krimit mëngjesin kur ndodhi ngjarja. Po ashtu edhe kamerat që filmuan një burrë duke ikur nga zona e krimit treguan një rrugë ku, rastësisht, jetonte një mik i të dyshuarit.

Me mbledhjen e provave, sapo shqiptari u ekstradua nga Britania në Spanjë, gjykata vendosi lënien e tij në burg.

Në një gjurmë gjaku në vendngjarje, u gjet një profil gjenetik mashkullor. Por Florian Rama nuk ka pranuar të jepte kampionin biologjik. Ndaj Gjykata ka kërkuar edhe ADN-në e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë, por 31-vjeçari Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.

Soufian Mhara, i riu me origjinë marokene, u godit me thikë jashtë një lokali në Salceda de Caselas në vitin 2019.

I dyshuari kryesor për vrasjen e të tij është shqiptari me precedent për trafik droge, që  u arrestua më 6 janar në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME