Categories Lajme

Vrau me makinë ish-kunatin pas divorcit të motrës, kërkohen 35 vite burg për autorin që ndodhet ende në arrati

Një 32-vjeçar, cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga Prokuroria e Lezhës për Albert Kacën, e cila dha në Gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij, Ylli Mena.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese, e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati, pasi pas ngjarjes arriti të largohet dhe nuk është arritur të prangoset nga Policia.

Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2019, teksa po lëvizte në këmbë në IshullLezhë. Pas përplasjes nga makina, Ylli Mena ndërroi jetë në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Për këtë ngjarje është marrë i pandehur ish-kunati i viktimës, Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.

Viktima, 27-vjeçari Ylli Mena, ishte martuar për disa vite me motrën e autorit të dyshuar të krimit, i cili vazhdon të jetë ende në kërkim nga Policia. Nga hetimet, Policia zbuloi se 27- vjeçari u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij, teksa udhëtonte me biçikletë në Ishull-Lezhë.

Ai gjeti vdekjen disa orë pas aksidentit në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Viktima ishte martuar me motrën e autorit, me të cilën kishin tre fëmijë, por rreth tre muaj pas ngjarjes së rëndë, ata ishin ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve./Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME