Categories Lajme

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjykata merr vendimin për policin Arjan Tase

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Nga burime të Prokurorisë pritet që kjo e fundit te ndryshojë akuzën nga vrasje nga pakujdesia në vrasje me dashje për ish-efektivin e policisë. Kjo për shkak se sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se Tase është futur në një perimetër ku nuk lejohen mjetet lundruese.

Nga burime mësohet së janë edhe tre dëshmi në Dosjen e Prokurorisë rreth faktit si ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë në dosje janë edhe aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe aktit për këqyrjen e gomones. Megjithatë pritet zhvillimi i seancës gjatë ditës së premte në gjykatë.

Arrest ne burg per Arjan Tase. Ai akuzohet per vepren penale” vrasje e kryer ne formen e dashjes indirekte

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME