Categories Lajme

Vrau në pragun e shtëpisë nipin me gjashtë plumba, dënohet me burgim të përjetshëm xhaxhai

Vrau në pragun e shtëpisë nipin me gjashtë plumba, dënohet me burgim të përjetshëm xhaxhai.

Gjykata e Krujës ka dënuar me burgim të përjetshëm Shkëlqim Halilin, i cili me datë 14 mars 2020 qëlloi për vdekje nipin e tij, shtetasin Julian Halili, për motive banale. Sipas organit të akuzës, i cili në pretencë kërkoi burgim përjetë për autorin e vrasjes (person me probleme të shëndetit mendor), shkak për konfliktin mes tij dhe nipit janë bërë hardhitë e rrushit dhe alarmi i makinës që Juliani përdorte asokohe.

Mësohet se Shkëlqimi dhe vëllai i tij, Hyseni (babai i viktimës) dhe vetë Juliani konfliktoheshin herë pas here për degët e rrushit, pasi ato ishin rritur shumë dhe i vështirësonin kalimin Shkëlqimit në banesën e tij.

Babai i viktimës, Hyseni, ka deklaruar përpara trupit gjykues se një tjetër arsye pse ishte konfliktuar Shkëlqimi me nipin e tij ishte dhe fakti se atë e shqetësonte shumë alarmi i makinës që kishte në përdorim Juliani. Sipas tij, pasojë e këtyre përplasjeve verbale erdhi dhe ngjarja e rëndë, ajo e ekzekutimit me armë të Julian Halilit. Shkëlqim Halili akuzohet për veprën penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

NGJARJA

Më datë 14 mars 2020, pas një debati, Shkëlqim Halili qëlloi me gjashtë plumba nipin e tij (djalin e vëllait), Julian Halilin. Nga hetimet e Policisë, rezulton se Juliani është qëlluar gjashtë herë nga Xhaxhai në një distancë shumë të afërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithçka ka ndodhur në momentin kur Juliani ishte kthyer në shtëpi me makinën e tij.

Në momentin që ka zbritur për të hapur portën e jashtme, në mënyrë që të parkonte makinën në oborr, është përplasur me xhaxhain, i cili e kishte ofenduar pasi zhurma e makinës e kishte shqetësuar.

Pasi qëlloi në drejtim të nipit, Xhaxhai vrasës pas ngjarjes u arratis i armatosur me pistoletë dhe kallashnikov, por liria zgjati rreth një orë, pasi u prangos nga Policia që e rrethoi në një banesë të familjeve rome që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, Shkëlqim Halili ka pohuar se nuk është autor i kësaj vrasjeje, pasi ka qenë duke punuar tokën në momentin kur ka ndodhur krimi. Por pavarësisht pretendimeve të tij, Policia arriti të siguronte prova të pakundërshtueshme që fajësonin për krimin pikërisht atë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH-së Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së datës 15 mars, në të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH-së Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjetja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmautomatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës”, sqaronte në atë kohë Policia. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Shkëlqimi njihej si person problematik dhe nuk shkonte mirë me shumicën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME