Categories Lajme

Vrau të dashurën teksa ishin me pushime! Kërkimet në Google e tradhtojnë autorin

Një polak është arrestuar nga policia tajlandeze me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij ukrainase në një kompleks shtëpish luksoze në kryeqytetin e vendit, Bangkok. Tragjedia nuk ka mbaruar këtu.

Ai e ka copëtuar trupin e saj me sharrë elektrike, e ndërsa ajo që e zbuloi këtë makabritet ishte një kërkim që bëri në google. Një ditë pas ngjarjes, ai ka kërkuar në google Translate për të përkthyer fraza se si asgjësohet trupi nga anglishtja në tajlandeze, me qëllim që të kërkonte ndihmë.

Trupi i Alona Savchenko , 24 vjeç, u gjet brenda banesës me qira. Partneri i Jan Jerzy Lagoda-Filippou u arrestua ndërsa përpiqej të arratisej në Kamboxhia. Sipas informacioneve, 25-vjeçari, i cili akuzohet se ka vrarë dhe copëtuar të renë me sharrë elektrike , i ka kërkuar ndihmë një taksisti për zhdukjen e trupit të saj.

Ka qenë recepsionisti ai fillimisht që ka pikasur se diçka nuk shkonte. Kjo sepse e ka parë të riun në mëngjes teksa po dilte i vetëm nga apartamenti duke tërhequr me nervozizëm valixhen, teksa dridhej dhe dukej veçanërisht i shqetësuar.

Ndërkohë, teksa po largohej nga ndërtesa, ndaloi në taksist i cili po ashtu kishte pikasur se diçka nuk po shkonte me klientin e tij. Shoferi, Surachi Sabaibag shkoi në hotel dhe tregoi se autori i kishte treguar këtë mesazh: “Kam nevojë për ndihmë për të hequr qafe një trup të vdekur” , mësohet të ketë shkruar ai në Google Translate.Menjëherë pas dëshmisë së taksistit, punonjësit vrapuan në katin e 32-të, hynë në banesë dhe aty gjetën trupin e pajetë të Savçenkos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME