Categories Lajme

Vrau të vëllain dhe kunatën, autori i dyshuar në Facebook: Turp të keni, ju kam lënë Zotin!

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit”.

Nga informacionet e para bëhet me dije se vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën. Krimi i dyfishtë ka ndodhur rreth orës 16:45 minuta në një agjenci udhëtimesh, ndërsa autori është në kërkim.

Mësohet se viktimat Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Autori është identifikuar si Arsen Muskurti. Njihet dhe me emrin Hamza Muskurti.

Dyshet se konflikti mes tyre ka lindur për arsye pronësie, ndërsa një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale.

Arsen (Hamza) Muskurti ka bërë një postimi në 13 gusht lidhur me dy viktimat ku shkruan se viktimat dërgojnë njerëz në Umra (peligrinazh në Meka) dhe se merren me mashtrime e shpifje.

Ai flet me një gjuhë urrejtje për ta në postim, duke u thënë që ata duhet të kenë turp për veprimet e tyre.

Postimi i Arsen (Hamza) Muskurti:

U QË PO PËRHAPNI ZULLUM dhe FASAD në TOKË nëpërmjet FACEBOOK dhe ËAST UPIT. JU QË KENI FACEBOOK dhe ËAST UP të rremë apo që ja keni vjedhur FB-kun dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona VISJANA DADA banore në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28, ARTUR XHUKELLARI banor në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, VISJANA letrat për burg i ka cështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu.

Ti DRITAN MUSKURTI i njohur si ALBAN MUSKURTI pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në UMRA në ARABI i bërë LANET (mallkuar) nga NËNA me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj… TI NORA MUSKURTI bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë LANET. Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, FISI, KOMSHINJTË, SHOK, MIQ & Dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, TURP për DRITAN MUSKURTI që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, TURP për NORA MUSKURTI, që flet kështu kundër kunatit të saj.

Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

NËNA nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në HAK dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë DRITAN MUSKURTI, NORA MUSKURTI, VISJANA DADA, ARTUR XHUKELLARI do të mbajnë përgjegjësi para ZOTIT, shtetit dhe njerëzve. Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë.

Varr mos pacit kushdo qoftë pas këtyre profileve në facebook që nxirni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja tju vijë TURP, haram e pacit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do tju shoqërroje dhe gjatë vdekjes. Cështjen tuaj ja kemi lënë ZOTIT të LARTËMADHËRUAR dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do tju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë. Amin. Ja ALLAH Ja ALLAH ja ALLAH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME