Categories Lajme

Vritet një gazetar amerikan në Ukrainë

Producenti i dokumentarëve dhe gazetari amerikan, Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

Renaud është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës nga forcat ruse, ndërsa raportohet se dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Ishte shefi i policisë së Kievit Andriy Nebitov i cili publikoi lajmin në Facebook, duke postuar mjetet e identifikimit të gazetarit si dhe fotot e rënda të trupit të pajetë. Fillimisht u mendua se Renaud është gazetar i New York Times, por ai ka qenë dikur kontributor për këtë gazetë dhe nuk ishte i dërguari i tyre në Ukrainë. Ai ka mbajtur një badge të vjetër.

Ndërkohë në mediat sociale është publikuar një video nga transportimi i të plagosurve në spital, ku një prej tyre tregon si ndodhi ngjarja e rëndë, por thotë se nuk ka dijeni për gjendjen e kolegut.

“Unë jam Wain, jam nga SHBA, po kalonim urën e parë në Irpin dhe po shkonim të filmonim refugjatët që po iknin dhe prandaj hipëm në një makinë që mundtë na çonte në urën tjetër. Kur kaluam post bllokun ata filluan të na qëllonin , shoferi u kthye mbrapsht po ata vazhdonin të na qëllonin , shoku im Brand është qëlluar, nuk e di është , e pashë që ishte qëlluar në qafë”, tha gazetari.

https://twitter.com/i/status/1502978846500573185

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME