Categories Lajme

Vuan nga skolioza, 14-vjeçarja lutet për ndihmë

Aishe është vetëm 14 vjeçe, por ndryshe nga fëmijët e tjerë ajo nuk po rritet me ëndrra. Ajo është duke u përballur me një realitet të dhimbshëm. Pak kohë më parë prindërit zbuluan që vajza e tyre vuan nga skolioza. Gjendja e saj është shumë delikate dhe ka nevojë urgjente të operohet. Por, kushtet e familjes Zogu janë të mjerueshme. Së bashku me tre vajzat e tjera jetojnë në një shtëpi me qira në Krujë dhe prindërit e kanë të pamundur t’i shpëtojnë jetën vogëlushes së tyre.

“Doktori na ka thënë që bëhet fjalë për skoliozë dhe duke qenë se vajza është në rritje edhe deformimi që ka në shtyllën kurrizore sa vjen edhe përkeqësohet. Aq saqë shkon edhe në rrezik për jetën, një ditë të kalojë për këtë fëmijë aq më keq është. Por, na thanë që operacioni nuk bëhet këtu në Shqipëri, vetëm jashtë shtetit është e mundur dhe mund të kushtojë 25 mijë euro. Por, ne nuk kemi asnjë mundësi ta realizojmë sepse kushtet janë shumë keq. Si burri ashtu edhe unë herë jemi me punë dhe herë jo.

Ne jemi dhe në një shtëpi me qira, se po ta kisha timen do e shisja me sekonda nëse bëhej fjalë për të shpëtuar gocën. Pasi asaj i duhen lekët urgjentisht, mirëpo vetëm të shesim shpirtin se tjetër gjë nuk kemi. Sëmundjet qenkan për të varfërit, për ata që nuk kanë mundësi të bëjnë diçka për fëmijën e tyre,” rrëfen me lot në sy nëna e Aishes.

Ndërsa 14-vjeçarja me dëshpërim përgjërohet për ndihmë, pasi çdo ditë që kalon jeta e Aishes vihet në rrezik.

“Jeta ime ishte shumë mirë, por kur e mora vesh që isha e sëmurë çdo gjë ndryshoi. Unë dua vetëm të operohem që të bëhem më mirë, çdo natë para se të fle këtë lutje bëj. Por, kam shumë frikë se nuk do të mblidhen lekët, se nuk do të bëhem dot operacion. Në pjesën më të madhe të kohës rri shtrirë, se kur rri ulur ose në këmbë më dhemb shumë kurrizi e më merret fryma. Nuk ka ilaçe që mund të ma qetësojnë, vetëm çfarë ma fërkon pak mami.”

Apeli është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” të cilët bëjnë thirrje për ndihmë. Pasi rdhe pse sëmundja është duke avancuar me ritme të shpejta, doktorët kanë dhënë shumë shpresë. Jemi ende në kohë për ta luftuar dhe për të shpëtuar Aishen, e cila ëndërron veç të jetojë e shëndetshme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME