Categories Lajme

Vuçiç i përgjigjet me paralajmërim Sveçlës: Qesh mirë, kush qesh i fundit

Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse do të hyjë në Kosovë pa leje.

“Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiq nga Nju Jorku, raportojnë mediat serbe.

Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiq paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit”, por “për pa leje”, ai tha se “dihet cilat institucione merren me të”, duke shtuar se ai do të arrestohej “pa dyshim”.

“Më kanë keqtrajtuar djalin, do të më arrestojnë… Do të shohim kush kë dëshiron të arrestojë dhe si do të duket”, tha Vuçiq, në përgjigje të kësaj deklarate, duke vazhduar me një ton ironik.

“Është një mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij, në liturgji dhe të flasë me njerëzit e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe flet për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që i mbështesin. Por mirë, në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë. …populli ynë thotë – kush qesh i fundit, qesh më mirë”, tha presidenti serb.

Ai po ashtu thotë se është shumë më i interesuar për t’i parë reagimet e Perëndimit për këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME