Categories Lajme

Vuçiç: Kam frikë, Albin Kurti tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ka folur për një sërë çështjes që po e preokupojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen në procesin integrues të rajonit në Bashkim Evropian, raporton Gazeta Express.

Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.

“Nëse Kurti dëshiron të rirregulloj diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiç për “Derstandard”, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i Vetëvendosjes ’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME