Categories Lajme

Vuçiç tregohet ‘tinzar’: Serbia është e gatshme të sigurojë vaksina dhe për shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët. Ai tha se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit. “Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut, raporton Evropa e Lirë. Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha më 27 dhjetor se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik. Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla. Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor. Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Të hënën (28 dhjetor) kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “ngritën shqetësimin” lidhur me hyrjen ilegale të vaksinës kundër coronavirusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME