Nga Vullnet Sinaj
Këtë fundjavë u gjendëm në shtëpinë e Ladit, i cili edhe pse në vështirësi ekonomike punon me dinjitet për të fituar të ardhura! Ai është piktor përveç punëve të tjera në fshatin Kocul të Vlorës! Vendosa të blej disa nga pikturat për ta mbështetur dhe motivuar në punën e tij!
Ja disa nga pikturat e Ladit, të cilat ju nëse dëshironi mund t’i blini dhe të kontribuoni për mirëqënien e tij! Ladi ka tre fëmijë dhe çdo e ardhur nga pikturat e shitura shkon për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shkollimin e tyre! Personalisht do t’i dhuroj edhe mjetet e punës Ladit për të pikturuar në vijim! Sepse vetëm bashkë mund t’ja dalim.