Categories Lajme

“WhatsApp”, eksperti bën paralajmërimin e fortë: Informacionet do të përdoren gjatë…

Ditën e djeshme Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për sa i përket llogarive të tyre në rrjetet sociale. Vjedhja e llogarive në “WhatsApp” është kthyer në një problem, ndërkohë që eksperti Gentian Progni ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se si funksionon ky process. Ai tha se vjedhja e informacioneve ka lidhje me zgjedhjet, pasi sipas tij po sulmohen llogari të gazetarëve dhe personave që lidhen me politikën.Pjesë nga intervista në studio:Progni: Nuk është rastësi që po vidhen informacione para fushatës. Unë kam informacion se të dhënat që po vidhen do të përdoren gjatë fushatës për të denigruar imazhe publike ose kandidatë.

Fevziu: Bëhet fjalë për vjedhje të WhatsApp-it apo materialeve që gjendne në të? Progni: Bëhet fjalë për vjedhjen e materialeve. Fevziu: E zbrazin WhatsApp-in apo ti je në posedim dhe nuk e kupton?

Progni: Janë të dy metodat. Për personat që e kuptojnë ata bëjnë bllokimin total të WhatsApp-it, bën crash automatikisht kur hap një mesazh bllokohet ose telefonatat nuk i merr dot. Metoda tjetër është që e përdor normalisht WhatsAppin, por të gjithë bisedat kopjohen.

Fevziu: Policia thotë që nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e poseduesit… Progni: Tek kjo foto, mesazhi i parë që vjen është ky sms që thotë për të aktivizuar WhatsAppin ju kam dërguar këtë kodin.

Ky mesazh mund të vijë edhe nga një person që ti e ke kontakt. Të vjen ky mesazh që thotë: të kam dërguar një mesazh me kod 6 shifror gabimisht, mund ta transferoni tek unë? Në shumicën e rasteve është bërë ky gabim, është dërguar kodi. Mesazhi është i virusuar dhe kjo i shkon hakerit. Fevziu: Nëse unë i shkruaj një mesazh me tekst? Progni: Atëherë nuk ka problem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME