Categories Teknologji

WhatsApp mund të lejojë ‘vjedhjen’ e bisedave: Si të mbroheni

Një sulm i kryer në WhatsApp lejon hakerat të paraqiten si një mik në aplikacion dhe të marrin akses në llogarinë e përdoruesit. Nëse hakeri e arrin këtë, ai mund ta përdorë për të sulmuar njerëz të tjerë, që do të thotë se ky sulm kibernetik nuk dëmton vetëm viktimën, por edhe kontaktet e saj, në mënyrë “zinxhir”.

Mbrojtja ndaj këtij sulmi është mjaft e thjeshtë: Mos jepni kurrë “kodin e verifikimit” gjashtë-shifror që WhatsApp do t’ju dërgojë, kur dikush përpiqet të futet në llogarinë tuaj. Për më shumë siguri, aktivizoni “two-factor authentication” (verifikimin me dy hapa), për të qenë edhe më të mbrojtur ndaj çdo lloj sulmi.

“Vjedhja” fillon kur një sulmues merr akses apo qasje në një llogari/numër të WhatsApp që ju ka juve (numrin tuaj) si kontakt. Sulmuesi më pas do t’ju dërgojë mesazhe, që duket sikur vijnë nga ai person dhe në pamje të parë, janë shumë normale. Në të njëjtën kohë, megjithatë, mund të merrni një tekst që përmban kodin gjashtë shifror që WhatsApp ju kërkon të vendosni sa herë që përpiqeni të identifikoheni ose të bëni ndryshime në një llogari.

Kjo po ndodh sepse sulmuesi po përpiqet fshehurazi të shndërrojë të gjithë njerëzit në listën e kontakteve të viktimës së parë, në një llogari biznesi të WhatsApp.

Të dy pjesët e sulmit pastaj bashkohen: Personi që pretendon të jetë shoku juaj do t’ju thotë se kodi që ju erdhi në llogari, ju ka ardhur gabimisht dhe se i duhet atij. Kështu ai do t’ju kërkojë t’i ndihmoni duke i dërguar kodin. Nëse e bëni këtë, sulmi është i suksesshëm, pasi personi fiton qasje në llogarinë tuaj dhe ju e humbni atë. Në atë moment, llogaria juaj do të bëhet një mënyrë tjetër që hakeri të fitojë qasje në më shumë llogari, pasi miqtë tuaj marrin mesazhe që duket se janë nga ju. Asnjëherë nuk është e këshillueshme që në asnjë rrethanë t’i jepni dikujt kodin gjashtë-shifror, edhe pse natyra e hack-imit, mund ta bëjë mesazhin të duket i pafajshëm, sepse supozohet se vjen nga një mik. Ky detaj e bën dhe sulmin pontecialisht të dëmshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME