Categories Bota, Lajme

Wuhan-i fillon festën. Lejon hapjen e klubeve të natës, kinezët turren të festojnë

Së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Vuhan teksa ish-epiqendra e pandemisë raporton zero raste të reja. Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime në pamje qe tashmë i ngjajnë botës që ne njihnim para epokës së pandemisë.

Megjithse Covid-19 vazhdon të infektojë gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj.
Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë.

Në të gjithë Kinën rregullisht janë regjistruar më pak se 100 raste ditore infektimi që prej fundit të prillit, edhe pse ishte vendi i parë i goditur nga infeksioni i rëndë. Pekini thotë se ka kater tipe vaksinash në fazat finale të testimit, të cilat janë përdorur në raste emergjente nga punonjësit e shëndetësisë që prej korrikut. Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME