Categories Lajme

Xhaçka: E shëm.tuar të bësh politikë në këto ditë tra.gjike

Ministrja e Mbrojtje Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me komentet e  publikuara së fundmi për takimin e zhvilluar pasditen e sotme me disa nga ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit.

Reagimi i plotë i ministres Xhaçka:

Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit. E bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK. Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam. Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit. Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.

I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK. Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit. Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre. Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan e ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve. E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME