Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka takuar ushtarakët e angazhuar në përballimin e pasojave të tërmetit përfundimit të kërkim-shpëtimit. Xhaçka falënderoi të gjithë ata që morën pjesë, me apo pa uniformë. “Bravo ju qoftë, jeni krenari! Sprova si kjo që kemi kaluar janë edhe mësime të nxjerra,”-tha Ministrja. Xhaçka shtoi se do përmirësojë strukturat e dedikuara për emergjencat civile. “Do të kemi ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara dhe me mjetet e duhura,”-tha ajo. Me përfundimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, FA janë përqendruar në mbështetjen logjistike. Mbi 400 efektivë FA u angazhuan menjëherë pas lëkundjeve, dhe 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri
Categories
Lajme
Xhaçka takon ushtarakët: Jeni krenari, sprova si kjo janë mësime të nxjerra
