Categories Sport

Xhaka frymëzon Arsenalin ta nisë me fitore vitin e ri

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka e ka frymëzuar Arsenalin ta fillojë mbarë me fitore vitin e ri 2019, duke e shënuar golin e parë në triumfin 4-1 të “Topçinjve” ndaj Fulhamit në ëPremierligë, të martën në Londër. Arsenali u rikthye fuqishëm duke e nisur vitin e ri me fitore 4-1 ndaj Fulhamit, pasi humbjes turpëruese 5-1 nga lideri i Premierligës, Liverpool i Xherdan Shaqirit, në ndeshjen e fundit të vitit që lamë pas. Ky ishte triumfi i parë i skuadrës së Unai Emeryt pas dy ndeshjeve dhe erdhi siç pritej nga skuadra e parafundit në ligën elitare angleze.

Ylli shqiptar i Zvcirës, Granit Xhaka e hapi serinë e golave për londinezët – duke e shënuar golin e parë për ta në vitin e ri po ashtu – kur e pranoi një top në zonë nga Iëobi dhe e mposhti portierin e vizitorëve në këndin e poshtëm të portës së tij në minutën e 25-të. Mysafirët nuk i shfrytëzuan mundësitë e krijuara në pjesën e parë, që u mbyll me epërsi minimale për vendasit.  Djelmoshat e Emery ishin të pakapshëm në pjesën e dytë për skuadrën e Claudio Ranierit tashmë në telashe.

Alexandre Lacazette e dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, duke shënuar nga afërsia pas një asisti nga Sead Kolasinac, para se Aboubakar Kamara t’i jepte një fije shpresë vizitorëve kur realizoi për 1-2, pasi u harrua i vetëm nga mbrojtja e Arsenalit.
Dhjetë minuta para fundit, i porsaardhur nga stoli, Aaron Ramsey ua preu të bardhëve duke shënuar për 3-1.  Vetëm katër minuta më vonë, Pierre-Emerick Aubameyang e fundosi Fulhamin duke shënuar golin e katërt për Asenalin falë një devijimi të mbrojtjes.  Arsenali tani grumbullon 41 pikë në vendin e pestë, vetëm dy më pak se vendi i katërt, Chelsea, që megjithatë ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Fulham, ndërkohë, mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë, një më pak se vendi i 17-të, Southamptoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME