Categories Lajme

Xhensila po sjell linjën e kujdesit ndaj lëkurës

Ashtu siç përflitej prej kohësh, Xhensila Myrtezaj ka konfirmuar se ka krijuar linjën e saj të kujdesit për lëkurën. Në një reagim në rrjete sociale, këngëtarja ka zbuluar se linja do të quhet “Sila”, shkurtim i emrit të saj. Ajo thotë se sekretin për një lëkurë të pastër dëshironte ta ndante me të gjithë dhe këtë po e bën me biznesin e saj më të ri. “SILA ka qenë emri përkëdhelës që më ka shoqëruar në fëmijëri. Më tej, kanë qenë këto nota muzikore, Si-LA, përmes së cilave kam ndarë me ju emocionet e artit. Që sot, SILA do të jetë dimensioni i tretë që do të na bashkojë. Në rrugëtimin tim dhe marrëdhënien me ju, më ka shoqëruar vazhdimisht pyetja se cili është sekreti i një lëkure të pastër e të bukur.

Prandaj dhe e ndjeva si sfidë dhe mision të krijoja diçka që do t’i shërbente çdokujt që kërkon të kujdeset për veten. Ajo u krijua si rezultat i dashurisë së madhe për natyrën dhe të bukurën.SILA do të jetë linja më e re e kujdesit për lëkurën, ku çdo produkt do të jetë organik, 100 % natyral, bimor dhe i natyrës shqiptare. Ps: gjithë këto vite Xhensila ju ka shoqëruar me nota muzikore, këtë herë SILA do të përkëdhelë, trajtojë, dhe hidratojë butësisht lëkurën tuaj.”, shkruan Xhensila. Sakaq, dhe partneri i saj, Bes Kallaku ka treguar mbështetjen për të. “Në çdo projekt ke dhënë më të mirën, edhe këtë herë përkushtimi maksimal i yti, me Ajkën në krah gjatë gjithë punës. I bindur jam që lodhja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME