Categories Lajme

Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e Babales që më solli gazetari Olldashi

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report Tv se si u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, “Babales” i cili pretendon se ka regjistruar vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material.

Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, – tha Ylli Rakipi, gazetar.

“Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare. A do ta transmetoja po të isha i sigurt për implikimin e vëllait të ministrit të Brendshëm? Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte” – tha Rakipi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME