Categories Lajme

Ylli Rakipi tregon pse u i’u mbyll emisioni

Ylli Rakipi, autori dhe moderator i emisionit “Të Paekspozuar” i ftuar në RTV Ora konfirmon se është mbyllur emisioni i tij dhe i Adi Krastës të transmetuar në tv News 24.

“Emisionet janë mbyllur. Ky nuk është abuzim ju e dini e keni mësuar, mësojeni dhe nga unë. Në fakt unë kam vendosur të them dy fjalë sot. Sepse një kategori njerëzish e vogël, por dhe ndonjë koleg I yni, afër dhe larg meje, kërkon ta cojë këtë problem tek programacioni dhe tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë. Përpiqen ta cojnë tek pronarët. Shqipëria po shkon në një regjim të plotë. Po instalohet një regjim i plotë me një kryeministër që ka staturën e një diktatori, autokrati”  u shpreh Rakipi ne intervistën me Beti Njuma në studion e RTV Ora

Beti Njuma: Është e vërtetë që keni pasur edhe një vit kontratë?

Ylli Rakipi: Kontrata ime është prerë në mes.Mbaronte në gusht të 2020. Po kjo nuk përbën ndonjë element shumë të rëndësishëm, por unë në emisionin tim përgjatë transmetimit të tij kam pasur problematika të mëdha me qeverinë dhe zotin Rama. Mund t’ju sjell plot materiale filmike ku në tryezë kam pasur kryeministrin Rama dhe ai bën presion për intervistën me të dhe I thotë ik p…

Kam pasur në tryezë presidentin e Republikës dhe është ndërprerë biseda me të në mënyrën më të çuditshme në botë dhe lideri, udhëheqësi, u kthye nga një miting dhe do të thoshte dicka që e harroi dhe më kanë ndërprerë emisionin me presidentin e Republikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME