Categories Lajme

Yuri Kim në Vlorë: Sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dashuroj Shqipërinë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një vizite sot në Vlorë ka zhvilluar një takim me shoqërinë civile atje. Kim përmes një postimi në Facebook shkruan se SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor. Po ashtu, ambasadorja shtron se sa më shumë vende të viziton, sa më shumë njerëz që takon, aq më shumë e dashuron Shqipërinë.

Yuri Kim: Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fier. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dashuroj Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME