Categories Lajme

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posçme sekuestroi pasuritë e tre ish-gjyqtarëve. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara. “Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Lartë së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi,” shkruan Kim. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo.

Pasuria i është sekuestruar po ashtu edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi ka ardhur nga SPAK, ku nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME