Categories Lajme

Zani Çaushi kërkon lirimin: Më keni llogaritur gabim vitet e dënimit, dua të dal të kujdesem për fëmijët

Zani Çaushi, i njohur si drejtuesi i bandës së Vlorës dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë, kërkon lirimin e e tij me kusht. Kërkesa e dytë e Zani Çaushit është bërë në 29 shtator 2020, në Gjykatën e Apelit të Korçës, pasi i është refuzuar i njëjti pretendim disa muaj më parë, konkretisht në Korrik të këtij viti. Zani Çaushi pretendon se ka vuajtur më shumë se 31 vite në burg, dhe thotë se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg. Pas kërkesës për liri me kisht, Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të burgut, që sipas tij i është bërë në mënyrë të padrejtë.

Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj. Pritet që në ditët në vijim, ky gjyqtar të përllogarisë me saktësi se sa vite burg ka vuajtur Myrteza Çaushi.

Kjo kërkesë e Çaushit vjen në një moment kur në shumë prej burgjeve të sigurisë së lartë në vend kanë nisur grevat e urisë të të dënuarve, të cilët i kanë paraqitur Ministrisë së Drejtësisë disa kërkesa, mes të cilave dhe ajo që të dënuarve të përjetshëm t’iu përcaktohen saktësisht vitet e dënimit, dhe mbyllja e tyre pas hekurave të mos jetë e pambarim. Në kërkesën e Çaushit, thuhet se ai kërkon që tashmë të punësohet jashtë burgut, dhe të kujdeset për fëmijët e tij, që kanë ardhur në jetë gjatë kohës që ai ka qenë pas hekurave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME