Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i vra 30-vjeçari, Endri Goxhaj.

Gazetarja Entjola Budo, raporton për dyshime se nuk ka qenë një krim i çastit, por një atentat i mirëorganizuar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme, deri në momentin e ekzekutimit.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se po analizohet me imtësi e gjithë dinamika e ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka një version përfundimtar mbi mënyrën e organizimit të saj.

Ndërsa janë marrë në pyetje disa persona rrëfimi, i të cilëve mbahet sekret.

Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

Endri Goxhaj njihej edhe me pseudonimin “Supe”.

Hetimet vijojnë në disa pista dhe autoritetet mbeten të rezervuara për detaje të mëtejshme, në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME