Categories Lajme

Zbardhen emrat/ Ja kush janë dy punonjësit që mbetën të plagosur nga shembja e skelës

Dy nga punonjësit që mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së  skelës janë dërguar në Spitalin e Traumës. Report Tv bën me dije të kanë mbetur të plagosur Genti Bardhi dhe Euglidios Lika, të cilët kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Njëri prej tyre do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku pesë punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej. Ngjarja është rregjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”. Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e saj, ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë punonjësi.   Ka qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.

Siç raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra bëhet e ditur se dy punonjës kanë mbetur ende nën rrënoja. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, e cila ka bërë të mundur transportin e tre punonjësve në spital, të cilët mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë pasi kanë marrë plagë të shumta në trup, ndërkohë për dy të tjerët po punohet për nxjerrjen e tyre nga rrënojat. Mësohet se ata janë gjallë pasi policia është në kontakt me ta, ku po bëhet e mundur nxjerrja e tyre nga rrënojat.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike, duke vënë edhe një herë në pah mungesën e sigurisë së punonjësve në ambientet e punës. Report Tv sjell video ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME