Categories Lajme

Zbardhen procedurat e plota për marrjen dhe aplikimet për pension, ja rrugët që duhet të ndjekin të moshuarit

Që prej 1 janarit pjesa më e madhe e institucioneve kanë nisur të ofrojnë shërbimet nëpërmjet platformës on-line e-Albania. Duke qenë se edhe ISSH tashmë ka reduktuar shërbimet nëpërmjet sporteleve dhe i ofron ato on-line, gazeta ka përmbledhur gamën e shërbimeve që ofrohen on-line nga ky institucion dhe hapat që duhet të ndjekë çdo i moshuar për marrjen dhe aplikimin për pension. Në këto shërbime përmendim: aplikimin për pension familjar, aplikim për pension invaliditeti; kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie.

Duke vazhduar më tej edhe për shërbimet që ofrohen në lidhje me masat e patërhequra nga pensioni i pleqërisë si dhe nga pensioni i invaliditetit, shërbim për aplikim dhe marrje të pensionit suplementar si dhe pensionit të veçantë për familjarët e personave me titull “Atdhetarë”. Ndërkohë në këtë platformë sqarohen të gjitha kushtet dhe procedurat që duhet të zbatojë çdo qytetar, i cili pretendon të përfitojë pension familjar.

Gjithashtu paraqiten edhe kategoritë të cilët e përfitojnë këtë pension bazuar në ligjin për këtë çështje. Sipas rregullores të paraqitur në e-Albania, kategoritë që mund të aplikojnë për marrje të pensionit familjarë janë: e veja, kur është: mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; e paaftë për punë; ka mbushur moshën 55 vjeç. E njëjta gjë vlen edhe për një burrë të ve, por përcaktohet mosha 60 vjeç. Mund të aplikojë për trajtim me pension familjarë edhe jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë; prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë.

E njëjta gjë vlen edhe për nipërit e mbesat, pasi në këtë rast ata trajtohen si jetimë. Në rregulloren e paraqitur në platformë sqarohet se, një burrë apo një grua e ve e humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen. Ndërkohë dokumentet që duhet të kalojë çdo aplikant në institucion nëpërmjet platformës on-line janë: librezë pune, diploma e shkollës së lartë, vërtetim nga qendra e fundit e punës, vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, vërtetim nga shkolla kur fëmija është mbi 18 – 25 vjet.

Aplikim për pension invaliditeti

Në platformën e-Albania mund të aplikojnë dhe ata persona të cilët kërkojnë të përfitojnë pension invaliditeti. Bazuar në ligjin për “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të invalidëve” janë përcaktuar kriteret dhe kategoritë që përfitojnë këtë lloj pensioni. Sipas rregullores në platformë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it; invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë; invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari. Dokumentet që duhet të paraqesë çdo aplikant nëpërmjet portalit janë: librezë pune, vërtetim për llojin e punës (për invaliditetin e pjesshëm), diploma e shkollës së lartë, vërtetim nga qendra e fundit e punës, vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, fletë drejtimi për KMCAP, fletë dalje spitali, ekzaminime të veçanta, analiza mjekësore, Proces Verbal i Aksidentit në Punë.

Pjesën tjetër të dokumenteve e siguron vetë institucioni po nga shërbimet që ofrohen ne e-Albania. Aplikimi përmes platformës on-line është tepër i thjeshtë. Mjafton të hyni në faqen e-Albania, të regjistroheni me të dhënat që u kërkohen dhe më pas ndiqni procedurat si më poshtë: zgjidhni shërbimin “aplikim për pension familjar”; klikoni butonin “përdor”; plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin. Gjithashtu po nga vet kjo platformë do të informohen për vlefshmërinë e aplikimit, që praktikisht është një vit i plotë, dhe kostot që tashmë janë zeruar totalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME