Categories Lajme

Zbardhet dësh.mia e pedagogut nga Elbasani që kërkonte se.ks në këmbim të notës

Zbulohen detaje të reja në lidhje me pedagogun Denis Himçi që u shfaq në një video teksa kërkonte seks në këmbim të provimeve. Burime për Dosja.al tregojnë se vetë pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” pretendon se filmimi i shfaqur në emisionin investigues “Stop” është një kurth.

Ndërkohë është mësuar gjithashtu se studentja është vajza me inicialet D.B.. Bëhet me dije se e reja është regjistruar në universitetin e Elbasanit, në vitin 2017 në degën e gjuhës italiane dhe ka hyrë në vetëm 4 provime. Më pas, studentja që regjistroi pedagogun nuk e ka frekuentuar më shkollën. Ajo është rishfaqur në shkollë në muajin prill të këtij viti dhe pavarësisht takimeve me pedagogun Denis Himçi, i cili kërkonte seks në këmbim të ndihmës që po i jepte, nuk është futur në provimet e tjera.

“Ky ka qenë i gjithi një kurth. Studentja në fjalë është regjistruar në shkollë në vitin 2017. Ajo frektuentoi vetëm semestrin e parë dhe hodhi katër provime. Më pas nuk ka ardhur më në shkollë. Kur erdhi në muajin prill të vitit 2019, u takuam bashkë. Pavarësisht takimeve që ka pasur me mua ajo nuk është futur në asnjë provim. Ishte një kurth,”– mësohet të ketë thënë Himçi.

Një natë më parë emisioni “Stop” publikoi disa video ku pedagogu dhe doktori i shkencave Denis Himçi kërkonte favorite seksuale nga një student. Si këmbim ai do ta ndihmonte që të merrte të gjitha provimet e prapambetura. Sot Himçi është vënë në pranga. Në një prononcim për mediat Rektorati i Univesitetit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, pas skandalit seksual të këtij të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME